Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka humbur vëmendjen mediatike pasi më herët gjatë këtij viti ishte dënuar me katër vite për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.
31-vjeçari një kohë argëtonte tifozët në ‘Old Trafford’ me driblimet dhe pasimet e tij, megjithatë mungesa e konsistencës bëri që aventura e tij në Anglia mos të mbushte asnjëherë pritshmëritë.
Ai kaloi gjashtë vite tek ‘Djajtë e Kuq’ duke luajtur nën menaxhimin e një sërë trajnerësh të ndryshëm duke përfshirë Jose Mourinhon me të cilin fitoi Ligën e Evropës, Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick.
Pogba më pas eventualisht u transferua tek Juventusi në 2022 si lojtar i lirë por lëndimet e penguan atë të luajë rregullisht në Turin.
Në gusht të vitit 2023 ai dështoi të kalonte testin e dopingut pas ndeshjes me Udinesen, dhe kësisoji morë një dënim prej katër vitesh jashtë fushave të futbollit, që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në gusht të vitit 2027.
Paul Pogba debutará como actor en una película llamada '4 Zeros'.
El estreno de la película está previsto para 2025.
Se rumorea que Pogba tendrá papel de educador de jóvenes futbolistas en la película. pic.twitter.com/yX4rjwF843— Patrick Meehan Nader (@TsunamiPix) May 7, 2024
Në përfundim të këtij dënimi Pogba do të jetë diku rreth të 30-ave dhe në perëndim të karrierës.
Sidoqoftë, duket se francezi ka bërë plane të reja për jetën e tij dhe është parë në xhirime të një filmi në Paris.
Sipas raportimeve të ndryshme, Pogba do të luajë në një film të quajtur “4 Zeros” aty ku do të ketë rolin e trajnerit të një ekipi fëmijësh.
Ata që e panë francezin duke aktruar thanë njëzëri: Ai i befasoi të gjithë me thjeshtësinë e tij./Telegrafi/