Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është kontaktuar nga klubet e Ligës Premier, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.
29-vjeçarit francez i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe mund të përfundojë një transferim të lirë tek cilido klub.
Pogba ka shprehur tashmë një interes për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe besohet se Real Madridi dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar.
Sipas The Mirror, disa klube të mëdha evropiane thuhet se kanë kontaktuar përfaqësuesit e Paul Pogba për një lëvizje gjatë verës, duke përfshirë dy skuadra në Ligën Premier.
Fillimisht nuk dihej se cilat ishin klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit, por tashmë janë zbuluar emrat e tyre.
Sipas mediumit The Sun, Newcastle United dhe Aston Villa janë duke përgatitur oferta befasuese për mesfushorin e Djajve të Kuq.
Thashethemet sugjerojnë se Pogba nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në verë për një sërë arsyesh.
Pogba mendohet se dëshiron të dijë identitetin e trajnerit të ardhshëm të Unitedit para se të thotë lamtumirën e tij në Old Trafford. /Telegrafi/