Mesfushori francez, Paul Pogba ka bërë një goditje të re për klubin e tij, Manchester United, pas deklaratave të fundit.
Pogba është në muajt e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq dhe një largim nga Old Trafford është i pashmangshëm.
Francezi është lidhur me disa nga klubet më të mëdha evropiane dhe tani ka bërë disa deklarata, duke treguar se nuk ka përjetuar kohë edhe aq të mira të Unitedi.
Mesfushori i është bashkuar Francës për disa ndeshje miqësore gjatë këtij muaji dhe rikthimin në vendlindje ai e sheh si ‘oksigjen’.
“Duhet të thuash të vërtetën. Kur kishte kohë të vështira në Mançester, më duhej një pushim si ky me kombëtaren për të rifituar atë besim”, ka thënë Pogba për Telefoot.
Kjo deklaratë e Pogbas po shihet si sugjerim se ai mund të luajë në Francë sezonin e ardhshëm pasi besohet se pëlqen idenë për të luajtur te PSG. /Telegrafi/