Paul Pogba gjendet në shtetin rus ku po merr pjesë në kampionatin botëror me kombëtaren franceze.
Të qenit yll i skuadrës, do të thotë edhe privim prej jetës private, e cila bëhet temë e mediave rozë ndërkombëtare.
Së fundi, e dashura e futbollistit ka nxitur thashethemet se çifti është fejuar dhe se shumë shpejt do të kurorëzohen.
Maria Salaues ishte në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Francës dhe Danimarkës, por ajo çfarë ra në sy ishte një unazë që mbante në gishtin e fejesës.
Bukuroshja 23-vjeçare boliviane ishte në ndeshjen finale të grupit së bashku me nënën e Pogbas, Yeo si edhe miqtë e tyre.
Theksojmë se dyshja kanë filluar romancën e tyre para se më shumë se një viti në Los Angelos të SHBA-së.
Ndryshe, Maria më parë ka qëndruar në Miami ku ka zhvilluar karrierën si modele. /Telegrafi/