Telegrafi

Paul George i pandalshëm, Clippers rikthehen te fitoret

Los Angles Clippers janë rikthyer te fitoret pas dy disfatave radhazi nga Rockets e Pelicans.

Skuadra nga Kalifornia të udhëhequr nga Paul George kanë marrë një fitore të thellë me 49 pikë epërsi ndaj Atlanta Hawks 150:101.

Paul George ishte i pandalshëm në këtë takim me 37 pikë, katër kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Lou Williams me 25 pikë, ndërsa Robinson shtoi 21 të tjera.

Trae Young ishte më efikasi tek mysafirët me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Chicago Bulls – Brooklyn Nets 111:117

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 83:102

New York Knicks – Charlotte Hornets 102:103

Miami Heat – New Orelans Pelicans 109:94

Minnesotta Timberwolves – Houston Rockets 105:125

Dallas Mavericks – Toronto Raptors 110:102

San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers 116:121

LA Clippers – Atlanta Hawks 150:101