Site icon Telegrafi

Paul George e fiton ndeshjen në sekondën e fundit për OKC ndaj Houstonit

Paul George ka treguar pse ka qenë kandidat legjitim për MVP duke mposhtur me një treshe në sekondën e fundit Houston Rockets.

Oklahoma triumfoi me rezultat 112-111 dhe më meritor për këtë ishte Paul George me treshen e realizuar në çastet e fundit, fitore kjo që ka mundur të jetë vendimtare për renditjen e playoffit.

George mbylli mbrëmjen me 27 pikë e 4 topa të vjedhur, kurse triple double regjistroi Westbrook me 29 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime.

Te Houstoni i pandalshëm ishte James Harden me 39 pikë e 10 kërcime.

Oklahoma kështu vetëm sa e forcon pozitën e gjashtë, pozitë kjo që me dy ndeshje të mbetura ja garanton një përballje sërish me Houston Rockets në rrethin e parë të playoffit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=boG48fn2aFU

Exit mobile version