Çifti i njohur Tuna Sejdiu dhe Patis Berisha javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë.
Në jetën e tyre erdhi një djalë, të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Tian.
Një javë pas lindjes, duket se Tuna dhe Patrisi ndodhen në qiellin e shtatë, dhe gjithë mrekullia e tyre mban emrin Tian.
Patrisi sot (e martë) ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet bashkë Tunën dhe djalin e tyre gjatë një shëtitje me makinë në Shkup.
Tashmë ai është shumë i përkushtuar në familje, dhe nuk do që për asnjë çast të ndahet nga më të shtrenjtit e tij. /Telegrafi/