Telegrafi

Tuna xhiron Patrisin teksa luan me def në veturë (Video)

Këngëtarja Tuna Sejdi ka bërë të ditur së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Ka mbi dy vite që ajo nuk ka sjell një këngë të re, duke iu përkushtuar tërësisht familjes së saj.

Momentet më të veçanta, Tuna i ndan me bashkëshortin e saj, Patrisin, dhe djalin të vogël Tianin.

Disa prej këtyre momenteve, ajo nuk heziton që t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, Tuna ka publikuar një video shumë interesante në InstaStory, ku ka treguar për atmosferën që ka krijuar bashkëshorti i saj në veturë.

Duke qenë se është instrumentist, ai ishte kujdesur që të krijonte atmosferë me def gjatë kohës sa voziste.

Videoja në fjalë është përcjellë me mjaft të qeshura nga të pranishmit në veturë, dhe ndjekësit e këngëtares gjithashtu. /Telegrafi/