Bashkëshorti i këngëtares Tuna Sejdi, Patris Berisha, njëherësh vëllai i këngëtarit Robert Berisha, nuk është një emër tashmë i panjohur për publikun.
Lidhja e tij me këngëtaren shkupjane është bërë gjithmonë shumë mediatike, ndonëse si personazh Patrisi nuk qëndron larg muzikës.
Ai me profesion është instrumentist, dhe prej vitesh është pjesë e Filharmonisë së Kosovës, dhe gjithashtu orkestrës së FSK-së.
Dhe meqë tani FSK-ja do të shndërrohet në ushtri, Patrisi sigurisht që pritet të jetë pjesë e saj.
Në disa fotografi të ndara me ndjekësit e tij në InstaStory, instrumentisti Berisha ka treguar se është gati për ditën e nesërme (e premte), kur edhe do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Ai ka veshur uniformën e ushtrisë, ndërsa do të parakalojë gjatë ditës së nesërme, ku do të luajë në instrumentin e tij, në timpani.
Me të arriturat e tij është krenare edhe vet bashkëshortja e Patrisit, këngëtarja Tuna – gjë të cilën e ka theksuar në shumë intervista. /Telegrafi/