Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Forumi i patriotëve mendjehapur e pyet Gruevskin se përse nuk mendoi më herët për popullin, kur sipas tyre, mijëra të rinj e lëshuan Maqedoninë.
Sipas këtij forumi, Gruevski tenton që të fshihet pas partisë së tij dhe popullit, ndërkaq e konsiderojnë si gënjeshtar. Ky forum e akuzon Gruevskin se ka blerë toka në Vodno dhe se ka dërguar inspekcione të ndryshme te qytetarët dhe se ka ndërtuar objekte të panevojshme dhe jofunksionale.
Forumi reagon edhe naj punësimeve, sipas Marrëveshjes së Ohrit, ndërkaq thonë se njerëzit marrin rroga, por qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se janë amnestuar rastet e Hagës, siç thonë, krimet kundër maqedonasve në vitin 2001.
Forumi e thërret Gruevskin që të jep dorëheqje të pakthyeshme nga funksioni i kryetarit të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/