Telegrafi

Patrik Schick: Pas Anglisë, Kosova është rivali ynë kryesor në kualifikimet Euro 2020

Çekët kanë siguruar edhe fitoren e dytë rresht në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për vitin 2020.

Republika e Çekisë ka triumfuar para shikuesve të vetë në Pragë kundër skuadrës së Malit të Zi me rezultat 3-0.

Pas takimit ka folur edhe sulmuesi i Romës, Patrik Schick, i cili ka thënë se rivali kryesor i kombëtares së tij pas Anglisë është Kosova.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Në fakt, në pyetjen e gazetarëve se pas triumfit të Kosovës kundër Bullgarisë, se a mund të konsiderohen Dardanët rival të çekëve, lojtari ka thënë se po.

“Mund të themi se po. Por, ka mjaftueshëm ndeshje dhe gjithçka është e hapur. Tani do të luajmë dy ndeshje si mysafir, prandaj asgjë nuk është vendosur. Megjithatë, kjo është mënyra se si duhet të luajmë edhe në të ardhmen”, pohoi shtatgjati, i cili ishte realizator i golit të tretë në ndeshje.

Lexo po ashtu Trajneri i Çekisë, Silhavy: Edhe pse ishte në vazon e pestë, Kosova në realitet është shumë më e fortë

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. /Telegrafi/