Site icon Telegrafi

Patrik Schick fillon testet mjekësore, a do t’i kalojë ato?

Një nga sagat më të bezdisshme transferuese pritet të marrë fund shumë shpejt.

Patrik Schick gjendet në Romë për testet mjekësore.

Ai po qëndron në Villa Stuart për t’u nënshtruar testeve si lojtar Gialloros, e madje ai u shfaq edhe me fanellën e Romës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Por, me fanellë të Juves ai u shfaq pak kohë më parë kur shkoi për teste mjekësore, të cilat i dështoi për shkak të problemeve në zemër.

Mbetet të shihet nëse Schick do të kompletojë tash testet mjekësore.

Lojtari nëse kalon me sukses testet do të nënshkruajë me klubin romak, që pagoi 42 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version