“Kisha Ortodokse Bullgare do të vazhdojë që të ndihmojë për zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM)”.
Këtë e paralajmëroi sot patriarku bullgar Neofit, i cili ka folur edhe për marrëdhëniet mes kishës bullgare dhe asaj maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E rëndësishme ishte që të konfirmohet emri i vendit dhe besoj se gradualisht do të shkojmë drejt gëzimit. Do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme, që lumturia e vëllezërve tanë të Maqedonisë të jetë e plotë”, deklaroi patriarku Neofit duke iu përgjigjur pyetjes së “Bgnes” se në cilin nivel janë marrëdhëniet dhe nëse kisha bullgare do të vazhdojë që ta ndihmojë kishën në Maqedoninë e Veriut.
Patriarku Neofit sot ka mbajtur liturgji në kishën “Shën Sofia” me rastin e festës së sotme ortodokse./Telegrafi/