Site icon Telegrafi

“Paton Box” përfaqëson Kosovën në kontestin me kompaninë “Axoc”

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur kompaninë “Paton Box” si përfaqësues ligjor për të zgjidhur kontestin në mes të kompanisë “Axoc” dhe Qeverisë së Kosovës.

Kompania ‘Axoc” ka paditur Qeverinë për arsye se nuk e ka zbatuar kontratën për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, të cilën e kishte fituar kjo kompani në vitin 2013.

Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për pagesën e shpenzimeve administrative ne qendrën ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive për kontekstin e ngritur nga kompania Axoc.

Ministri Blerand Stavileci në mbledhjen e Qeverisë se duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi ka ftuar kabinetin qeveritar të miratojë këtë vendim.

Ai ka deklaruar po ashtu se Kosova duke mos pasur kapacitete të nevojshme për angazhimin e një kompanie për përfaqësim ligjor kompania Paton Box ka kërkuar për këtë përfaqësim ligjor të paguhet ne vlerë prej 17 mijë e 700 dollarë.

Kjo sipas Stavilecit do të shmangë dëmin që mund të ketë Kosova në këtë kontest. /kp/

Exit mobile version