Site icon Telegrafi

Pato mezi pret të luajë për Chelsean

Sulmuesi brazilian ka arritur në Londër për testet mjekësore dhe më pas pritet të nënshkruajë për Blutë në formë huazimi.

“Jam shumë i lumtur. Jam këtu për ëndrrën time. Chelsea është shtëpia ime e re. Faleminderit Chelseat për mbështetjen. Faleminderit fansave të mi për mbështetjen në Instagram, Twitter dhe Facebook”.

“Kam nevojë që të luaj. Nuk di çfarë të them, sepse jam shumë i kënaqur”.

“Mezi pres t’i njoh bashkëlojtarët e mi dhe lojtarët në skuadër. Vërtet dua që të luaj te Chelsea”, ka deklaruar Pato për Sky Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version