Rekordet Botërore të Guinness mbajtën një ngjarje për “skateboardistët” profesionistë në Londër që çoi në thyerjen e pesë rekordeve.
Organizata e mbajtjes së të dhënave të rekordeve ftoi pesë patinatorë profesionistë të vizitonin Hop Kingdom në Londër për të provuar thyerjen e rekordeve nën mbikëqyrjen e gjyqtarit Will Munford.
Jamie Griffin, kampioni në fuqi i “Battle at the Berrics 12”, theu rekordet për më së shumti rrotullime “heelflips” me skateboard në një minutë, me 28 të tilla, dhe atë për më së shumti rrotullime “varial heelflips” në një minutë, me 23 të tilla, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Alex Decunha theu rekordin për më shumti rrotullime “kickflips” të skateboardit në një minutë me sy të lidhur, me 23 të tilla, dhe Oska Sullivan vendosi rekordin për më shumë rrotullime “half-cab” të skateboard-it në një minutë, me 29 të tilla.
Patinatori hungarez Miklos Peller e mbylli eventin duke thyer rekordin për më shumë rrotullime “nollie heelflips” në një minutë, me 19 të tilla. /Telegrafi/