Telegrafi

Pati vjedhur ambulancën dhe u përpoq që të ‘shkelë’ këmbësorët – burri norvegjez përballet me gjyqin

Një burrë norvegjez doli në gjyq të hënën i akuzuar për vjedhjen e një ambulance dhe përpjekjen për të shkelur shtatë persona me të, duke përfshirë dy oficerë policie dhe binjakë të vegjël, gjatë një ndjekjeje me shpejtësi në një lagje të Oslos gjatë vitit 2019.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prokurorët thanë se Nicolai Kaupang, 33-vjeçar, vodhi automjetin me armë nga punonjësit e ndihmës së shpejtë, duke iu përgjigjur një aksidenti trafiku në të cilin ai ishte përfshirë, duke çuar në një ndjekje nga policia derisa ai kërkonte të shpëtonte.

Kaupang mbante një sasi të konsiderueshme të barnave ilegale, tha policia.

Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatë për akuzat e vrasjes në tentativë dhe kërcënimin e dy oficerëve të policisë. Ai u deklarua fajtor për akuzat e grabitjes së rëndë, posedimit të drogës, bërjes së kërcënimeve të rënda dhe mbajtjes së një arme zjarri në një vend publik.

Kaupang e voziti ambulancën me shpejtësi të lartë përgjatë një trotuari, duke e drejtuar atë tek këmbësorët me qëllim për t’i vrarë ata, sipas akuzave, duke lënduar një vajzë tetëmuajshe kur goditi karrocën që e ndante ajo me vëllanë e saj binjak. /Telegrafi/