Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka njoftuar se incidenti në Minierën e Trepçës ka ndodhur rreth orës 13:00, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik.
Si pasojë janë lënduar 12 minatorë, dy prej të cilëve sipas njoftimit të spitalit, janë kanë pësuar lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik).
“Të njëjtit pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa, 10 prej tyre bëhet e ditur se janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lirohen për në shtëpi. /Telegrafi/