Site icon Telegrafi

Pati premierën e filmit pak ditë më parë, Scarlett Johansson nuk e ka ndërmend të rikthehet sërish në rolin e Natasha Romanoff

Scarlett Johansson ka gjasa të ketë marrë harkun e saj të fundit në ‘Marvel Cinematic Universe’.

Të premten, “Black Widow” shfaqi premierën në kinema me prezantimin e aktores 36-vjeçare si Natasha Romanoff AKA Black Widow, një super-spiune e njohur për bashkimin me Avengers.

Ylli u shfaq si personazh në nëntë filma, përfshirë “Black Widow” dhe në atë të parafundit të quajtur “Captain Marvel”.

Scarlett Johansson (Foto: Marvel Studios/Disney via AP)

“Nuk kam ndërmend të kthehem si Natasha”, i tha ajo Fatherly në një intervistë të fundit.

“Ndihem vërtet e kënaqur me këtë film”, vazhdoi e nominuara për ‘Oscar’. “Ndihet si një mënyrë e shkëlqyeshme për të dalë për këtë kapitull të identitetit tim si Marvel”.

Derisa ka përfunduar me paraqitjet në ekran, ylli është i hapur për të vazhduar punën me Marvel Studios në mënyra të tjera.

“Do të më pëlqente të isha në gjendje të vazhdoja të bashkëpunoja me Marvel në mënyra të tjera”, tha Johansson.

Ajo shtoi: “Unë mendoj se ka shumë mundësi për të treguar këto histori në mënyra të ndryshme nga sa ka pritur audienca”.

“Black Widow” është filmi i parë i Marvel që publikohet brenda dy viteve për shkak të pandemisë së coronavirusit. Fillimisht ishte parashikuar për t’u lëshuar në gjysmën e parë të vitit 2020 por u shty disa herë.

Studio ka në plan të nxjerrë disa filma të tjerë këtë vit, përfshirë “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, “Eternals” dhe”Spider-Man: No Way Home”. /Telegrafi/

Scarlett Johansson (Foto: Marvel Studios/Disney via AP)
Exit mobile version