Site icon Telegrafi

Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë: Drekë shumë e shijshme (Video)

Drekë e përsosur me shumë pak kalori.

Ditët e verës kërkojnë racione të lehta, por të shijshme. Mos lejoni që këto ditë të rrini të uritur.

Patjetër hani më shumë racione në ditë, mirëpo me atë rast kujdesuni për kaloritë.

Për një drekë të këtillë ju nevojiten:

– 2 patëllxhanë të madhësisë mesatare,
– 2 lugë vaj ulliri,
– ¼ e një qepe,
– 1 filxhan oriz apo 3 lugë susam,
– 1 filxhan lëng mishi,
– 200 g kaçkavall,
– 200 g domate të marinuara,
– Pak rigon.

Përgatitja:

Patëllxhanët ndani në dy pjesë, thelloni mesin dhe gjysmat piqni në furrë në 250 gradë celsius rreth dhjetë minuta.

Në tigan fërgoni qepen në vaj ulliri pastaj shtoni mesin e patëllxhanëve, lëngun e mishit dhe orizin (apo susamin).

Fërgoni rreth dhjetë minuta dhe pastaj hiqni nga zjarri.

Gjysmat e patëllxhanëve (të cilave ua keni hequr mesin) mbushni me përbërjen e gatuar dhe sipër qitni kaçkavall të grirë në rende, pastaj domaten e marinuar dhe sërish kaçkavall.

Të gjitha piqni në furrë rreth 15 minuta në 200 gradë.

/Telegrafi/

Exit mobile version