Në një duel të shumëpritur, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të takohen sot për titullin e kampionit të peshave të rënda në boks në Arabinë Saudite.
Kjo luftë premton të jetë një natë e paharrueshme për të gjithë të pranishmit në këtë event si dhe ata që e përcjellin nga distanca në mbarë botën, dhe jo më kot nga shumë persona është cilësuar madje edhe si “meçi i shekullit”.
Fury, një boksier britanik, u bë i famshëm në vitin 2015 pasi mposhti Wladimir Klitschkon për t’u bërë kampion i kategorive WBA, IBF dhe WBO.
Sidoqoftë, regjimi i tij ishte jetëshkurtër pasi ai u desh që të hiqte dorë nga rripat për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën dhe alkoolin.
Pas suspendimit, Fury bëri një rikthimin e madh në vitin 2018, duke luftuar asokohe kampionin e peshave të rënda në kategorinë WBC, Deontay Wilder. Dueli i parë mes dy boksierëve përfundoi me barazim, por në 2020 u takuan përsëri me njëri-tjetrin dhe Fury siguroi rripin duke e mposhtur Wilderin me nokaut teknik.
Edhe një luftë e tretë mes dy boksierëve ishte zhvilluar eventualisht në 2021, ku edhe aty Fury arriti që ta mposhtë Wilder duke e mbajtur rripin.
Sipas promotorit të famshëm amerikan Bob Arum, Fury pritet që të fitojë rreth 100 milionë euro për luftën që do ta zhvillojë me Usykun.
Sa është pasuria neto e Tyson Furyt?
Pasuria neto e Tyson Furyt vlerësohet të jetë diku rreth 85 milionë euro, kjo për shkak se ndër vite ai e ka vendosur veten si një ndër atletët më të paguar në botën e boksit.
Fitorja që ai kishte arritur në vitin 2015 ndaj Klitschkos i kishte fituar jo më pak se shtatë milionë euro.