int(1) Pasuria e Rita Orës arrin shifrat e 13 milionë eurove - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Pasuria e Rita Orës arrin shifrat e 13 milionë eurove

Rita Ora Foto: Getty Images)

Adele është emëruar edhe një herë si njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30-vjeçare.

Këngëtarja ka rritur pasurinë e saj me rreth 13 milionë euro në vitin e fundit, sipas revistës Heat dhe tani llogaritet se ka një pasuri prej 165 milionë eurove.

Ed Sheeran është i dyti me rreth 105 milionë euro, ndërsa ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe është i treti me 97.7 milionë euro.

Edhe Rita Ora gjendet në Top-30, pasuria e së cilës arrin shifrat e rreth 13 milionë eurove. E gjithë kjo në saje të projekteve muzikore si koncerteve të ndryshme anembanë planetit tokë.

Yje të tjerë në listën e më të pasurve janë të gjithë anëtarët e grupit 1D, aktorja Emma Watson si dhe aktori i “Star Wars”, John Boyega.

Theksojmë se ylli më i pasur ndërkombëtar nën 30 vjet është Kylie Jenner, e cila ka një pasuri prej 733 milionë euro.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i dëgjojmë në kuadër të albumit të dytë “Phoenix”. /Telegrafi/

Exit mobile version