Site icon Telegrafi

Pasuria e miliarderëve amerikanë ka kaluar 3 trilionë dollarë gjatë pandemisë

Një raport i ri i grupit Americans for Tax Fairness (ATF) dhe i Institutit të Studimeve Politike thuhet se pasuria e më të pasurve në SHBA është rritur me $434 miliardë ose me 15 për qind, gjatë izolimit të coronavirusit, nga mesi i marsit deri në mesin e majit.

Pasuria e tyre totale ishte rritur nga $2.948 miliardë në $3.382 miliardë.

Pesë më të pasurit e SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett e Larry Ellison—shënuan një rritje totale të pasurisë prej $75.5 miliardë.

Në muajin mars në revistën Forbes raportoheshin 614 miliarderë, ndërsa dy muaj më vonë numri i tyre ishte 630, duke përfshirë dhe muzikantin Kanye West që kishte arritur pasurinë $1.3 miliardë.

Pronari i Tesla-s Elon Musk ishte mes atyre që kishin rritur më shumë pasurinë gjatë kësaj periudhe, në $36 miliardë.

Raporti shtonte se gjatë të njëjtës periudhë, rreth 38 milionë amerikanë kishin humbur vendet e tyre të punës.

“Pandemia ka zbuluar pasojat e rënda të rritjes së diferencës së pasurisë dhe rritja e numrit të miliarderëve është simboli i kësaj pabarazie,” tha kreu i ATF, Frank Clemente. /Top Channel/

Exit mobile version