Site icon Telegrafi

Pasuria e Mark Zuckerbergut arrin shifrat e 100 miliardë dollarëve

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg është rritur në mbi 100 miliardë dollarë pasi rrjeti social nisi një shërbim të ri të videove të shkurta.

Një ditë më parë, kompania nisi Instagram Reels, një konkurrent i aplikacionit të diskutueshëm kinez TikTok, raporton theguardian.

Gjatë ditës së djeshme aksionet e Facebookut u rriten për shumë se gjashtë për qind. Pjesa e Zuckerbergut është 13 për qind.

Në këtë formë, 36-vjeçari i është bashkuar themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos dhe Bill Gates të Microsoft në klubin e super miliarderëve me pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarësh, transmeton Telegrafi.

Shefat e gjigantëve të teknologjisë kohët e fundit kanë shtuar pasurinë për shkak të rritjes së vazhdueshme të fuqive të kompanive dhe pasurive të tyre personale.

Facebook, Amazon, Apple dhe Google janë ndër përfituesit më të mëdhenj gjatë kohës së karantinës për shkak të pandemisë së coronavirusit, ku gjithnjë e më shumë njerëz bëjnë blerje online, argëtohen dhe shoqërohen përmes internetit.

Lexo po ashtu Senatori amerikan propozon një taksë që do t’i kushtonte miliarda dollarë Bezosit, Zuckerbergit dhe Muskit

Pasuria e Zuckerberg këtë vit është shtuar me 22 miliardë dollarë dhe më shumë se 75 miliardë dollarë e Bezosit. /Telegrafi/

Exit mobile version