Kim Kardashian ka krijuar pasuri marramendëse duke e shfrytëzuar famën e saj nga të qenit një yll televiziv dhe një mbretëreshë e rrjeteve sociale.
Në vitin e kaluar, Forbes e renditi bukuroshen në vendin e 42-të në listën prej 100 të famshmëve. Sipas revistës së njohur, pasuria aktuale e Kim Kardashian është 46 milionë euro.
Përfitimet më të mëdha të 36-vjeçares, sipas Forbes, vijnë nga aplikacioni i saj, ‘Kim Kardashian: Hollywood’, ku fansat mund ta shkarkojnë lojën dhe të krijojnë përvojën e vet virtuale të të qenit të famshëm.
Prej se është lansuar loja në qershor të vitit 2014, janë bërë 45 milionë shkarkime dhe përfitimi total ka arritur në 144 milionë euro.
Në vitin 2014, Kim e kishte ngritur pasurinë e saj në 25 milionë euro, vetëm duke u shfaqur në evenimentet e serialit real televiziv, “Keeping Up With The Kardashians”.
Klani Kardashian/Jenner është një prej familjeve më të suksesshme në botën e shoubizit me pasuri të përgjithshme prej 173 milionë eurosh.
Pasuria kryesore e tyre është nga seriali “Keeping Up With The Kardashians”, për të cilin në vitin 2015 kanë nënshkruar marrëveshje prej 80 milionë eurosh për katër sezone. /Telegrafi/