Site icon Telegrafi

Pasuria e Elon Musk brenda një dite shtohet me 1.7 miliard dollarë

Vlera neto e shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, në Indeksin e Billionaires Bloomberg ishte rreth 24.4 miliardë dollarë dhe një ditë para publikimit të ambicieve të tij për të marrë kompaninë privatisht, pasuria e tij u rrit me 1.4 miliard dollarë në ditën e “cicërimave”, pastaj ra në 21.4 miliardë dollarë brenda një muaji.

Lajmi i vendimit të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe të Këmbimit (SEC), i cili e lejoi që ai të vazhdonte si shef ekzekutiv i Tesla-së, rriti përseri aksionet e tij.

Në marrëveshjen me SEC, Musk dhe kompania do të paguajnë nga 20 milionë dollarë gjobë dhe Musk do të largohet nga posti i kryetarit të bordit për të paktën tre vite, megjithatë ai do të qëndrojë kreu ekzekutiv i kompanisë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Musk nuk do të largohet nga drejtimi i Tesla

Musk e përfundoi ditën me 1.7 miliard dollarë më shumë, me një pasuri prej 23.2 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version