Telegrafi

Pasuri sa gjysma e popullsisë së botës: Këta janë tetë njerëzit më të pasur në botë, me neto pasuri sa 3.6 miliardë njerëz (Foto)

Vetëm tetë njerëz në botë, ku të gjithë janë meshkuj, posedojnë pasuri sa 3.6 miliardë njerëz në botë, më saktësisht sa gjysma e popullsisë së botës, thuhet në një analizë të publikuar nga organizata humanitare Oxfam.

Oxfam ka shfrytëzuar të dhënat e listës së Forbes që ishte kishte publikuar në shkurt të vitit të kaluar, sipas të cilës tetëshen e famshme e përbëjnë, themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, themeluesi i shtëpisë së modës spanjolle ZARA, Amancio Ortega dhe investitori Warren Buffett, transmeton Telegrafi.

Pas tyre vijnë manjati meksikan Carlos Slim, drejtori i Amazon, Jeff Bezos, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i “Oracle”, Larry Ellison dhe ish-kryetari i New York-ut, Michael Bloomberg. /Telegrafi/