Edhe pse ka marrë shumë kritika, Granit Xhaka përsëri është në mesin e më të mirëve në Angli.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, iu bashkua Arsenalit në verën e kaluar nga skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.
Graniti është renditur në mesin e pasuesve më të mirë në kampionatin anglez.
24-vjeçari ka fituar vendin e titullarit në Arsenal ku ka arritur të shënoi edhe gola me ‘Topçinjtë’.
Mirëpo së fundmi, ai është përfshirë në mesin e pasuesve më të mirë në Ligën Premier ku ndodhet në krye së bashku me emra të mëdhenj.
Xhaka ka 88,7% të pasimeve të sakte gjë që kjo shifër është një e arritur e madhe për prishtinasin.
Para Xhakës është vetëm Ander Herrera dhe N’Golo Kante, ndërsa pas tij janë Paul Pogba, Jordan Henderson dhe Cesar Azpilicueta. /Telegrafi/