Site icon Telegrafi

Pasuesi i Usain Bolt pritej nga Amerika ose Xhamajka, por Jacobs i Italisë i befasoi të gjithë në këto Lojëra Olimpike

Të gjithë sytë janë nga ShBA dhe Xhamajka për nxjerrjen e sprintierëve më të mirë.

Si çdo garë olimpike ata janë protagonistët kryesorë në garat 100-metërsh, 200 metërsh dhe stafetë 400 metra.

Lexo po ashtu "A mund t’i kemi dy të arta?”- shkruhet historia në Lojërat Olimpike: Ndahen dy medalje të arta për dy atletë të së njëjtës kategori

Megjithatë këtë herë fronin e Usain Bolt e ka marrë një italian, Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.

Lexo po ashtu I ulur në shkallët e palestrës dhe duke bërë punime me grep - kampioni olimpik bëhet sensacion në rrjetet sociale

Me këtë rezultat ai theu rekordin evropian. Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9:84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9:89.

Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi. /Telegrafi/

Exit mobile version