Sot në fshatin Sanakos nga reshjet e shumta në janë vërshuar disa rrugica, oborre dhe disa bodrume. Shtabi i krizës pranë Komunës së Vrapçishtit a dalë në terren së bashku me qytetarët për të ndihmuar banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija me këtë rast ka falënderuar njësitin e zjarrfikësve të Gostivarit, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe policinë e stacionit të Gallatës, të cilët që në momentin e parë kanë qenë pranë qytetarëve të këtij fshati.
Punimet për pastrimin e mjediseve të vërshuara do të vazhdojnë deri sa të kthehen në gjendje të duhur.
Dëmet janë vetëm materiale, dhe nuk raportohet për ndonjë qytetarë të lënduar./Telegrafi/