Site icon Telegrafi

Pastrimi i lumit “Klina” dhe asfaltimi i rrugicave në fokusin e banorëve lokalë të Klinës

Komuna e Klinës ka vazhduar takimet buxhetore me qytetarët e lokaliteteve të ndryshme, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në dëgjimin e shtatë të mbajtur në Jashanicë, me pjesëmarrjen e banorëve nga fshatrat Gjurgjevik i Madh, Jashanicë, Dush i Vogël, Siqevë dhe Dobërdol, janë diskutuar projekte të rëndësishme për vitin 2025.

Keryetari i Klinës Zenun Elezaj në bashkëbisedim me qytetarët/ Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Gjatë takimit, u prezantua buxheti komunal për vitin e ardhshëm, me fokus në projekte që synojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

Kryetari Elezaj gjatë mbledhjes me qytearë/ Foto nga Komuna e Klinës,Facebook

Sipas një postimi në Facebook nga Komuna e Klinës, dy çështje kryesore dolën në pah si prioritete të rëndësishme për banorët e zonës, pastrimi i shtratit të lumit “Klina” dhe asfaltimi i rrugicave të mbetura në fshatin Dush.

“Fillimisht, u prezantua buxheti komunal për vitin 2025, duke u theksuar projektet kryesore kapitale që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Komunës së Klinës dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Elezaj me banorët lokalë të fshatrave Gjurgjevik i Madh, Jashanicë, Dush i Vogël, Siqevë dhe Dobërdol / Foto nga Komuna e Klinës, Facebook

Pastrimi i shtratit të lumit “Klina” u identifikua si një nevojë urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë, e poashtu edhe asfaltimi i rrugicave në fshatin Dush ishte një tjetër çështje e theksuar nga banorët lokal.

Exit mobile version