Site icon Telegrafi

I pastrehu godet me furgon këmbësorët në Paris, humb jetën një person dhe një tjetër lëndohet

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, pasi që një francez me furgon goditi këmbësorët në La Defencë të Parisit, ka bërë të ditur policia franceze.

Shoferi, një i pastrehë, kishte vjedhur furgonin në Nantere dhe iu kishte vërsulur këmbësorëve, transmeton Telegrafi.

Pas lëndimit të dy persona, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse personi i dytë është dërguar me urgjencë në spital – kryesi i veprës kishte tentuar të arratiset.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai madje tentoi ta mbyt veten duke u hedhur pranë binarëve të trenit – por ishin policët që reaguan me kohë duke e arrestuar.

Pas përfundimit të hetimeve pritet të përcaktohet motivi i sulmuesit, megjithatë në këto nuk e konsideron incident me ndonjë akt terrorist. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version