Site icon Telegrafi

I pastrehu fitoi një vend pune dhe “kulm mbi kokë”, pasi një grua e panjohur për të, bëri thirrje për ta ndihmuar (Foto)

Një person i pastrehë i cili ishte parë duke fjetur në një park makinash tanimë ka një punë dhe një kulm mbi kokë, pasi një i panjohur bëri një thirrje për ndihmë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Toni Lavell, 28 vjeç, po kalonte netë në një park shumëkatësh në Halesowen, West Midlands, derisa jeta e tij u transformua nga një akt i mirësisë.

Siç bëhet e ditur, tani ai ka të siguruar një punë dhe jeton në një hotel, pas një përgjigje të madhe ndaj një ftese për mbledhjen e fondeve.

Tony ka rrëfyer se ai nuk e njihte gruan që organizoi thirrjen, por e quajti atë një “zonjë e bukur me zemër të madhe”.

Ai u rrit në një shtëpi të kujdesit, ku edhe u sulmua nga të tjerët – pastaj, pasi largua nga aty, u vendos në hapësira të mbushura me alkoolistë dhe abuzues të drogës

Siç bëhet e ditur grumbullimi i fondeve filloi kur Tonit iu ofrua një punë në Riciklimin e Metaleve dhe Mbeturinave në Rowley Regis, por nuk mund ta merrte atë pasi ai nuk kishte një adresë zyrtare.

Kështu, filloi thirrja për mbledhjen e një shume e cila fillimisht ishte rreth 1500 funte, për të ndihmuar në mbledhjen e parave për strehim.

Sherry Davies, e cila lansoi thirrjen, ka thënë: “Unë pashë historinë e Toni në Facebook dhe fola me të në parkun e makinave. Më pas dëgjova se i ishte ofruar një punë por kishte nevojë për një vend për të jetuar. Kështu që unë ngrita faqen e financimit në përpjekje për të mbledhur para. Ishte një përgjigje e mahnitshme”.

Toni, i cili e pranoi ofertën e punës pasi u transferua në hotel, filloi punën më 2 prill dhe ka qenë “fantastik” deri më tani, sipas bosëve. /Telegrafi/

Exit mobile version