Një pastor në Kaliforni dhe një “baba i çmendur” u arrestua të martën, pasi pagoi disa persona afro 40 mijë dollarë për të vrarë të dashurin e vajzës së tij.
Samuel Pasillas, 47-vjeç, akuzohet se në tetor të vitit 2023 ka paguar vrasjen e të dashurit të bijës së tij, është bërë e ditur nga policia në Riverside, transmeton Telegrafi.
“Gjatë hetimeve të tyre, detektivët zbuluan prova se babai ishte takuar me një burrë të cilin e kishte punësuar dhe i kishte dhënë informacione lidhur me viktimën, përfshirë lokacionin e tij gjatë mbrëmjes kur kishin ndodhur të shtënat”, u tha ndër tjera nga policia.
Pasillas kishte paguar burrin për të kryer mbikëqyrjen për vite para se ta realizonte sulmin fatal. Në anën tjetër viktima u qëllua disa herë derisa ishte brenda veturës së tij, gjatë 21 tetorit të vitit 2023.
Megjithatë ai ka arritur të ketë vetëdijen dhe të shkojë vetë në spital për trajtim, ku pas intervenimeve i ka shpëtuar më të keqes.
Ai aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej më shumë se pesë muajve është duke u rikuperuar pas sulmit. /Telegrafi/