Telegrafi

Pastore te Interi që në janar?

Interi është duke e monitoruar yllin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Argjentinasi 28-vjeçar është i pritur ta lërë Ligue 1 që në janar për shumën e 30 milionë eurove.

Sipas El Gol Digital, Nerazzurrët janë të gatshëm të futen në bisedime me PSG-në që ka shënuar dy herë në pesë ndeshje.

Interi pritet të has në rezistëncën e Atletico Madridit që po ashtu janë të interesuar.

Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

Skuadra nga La Liga e pëlqen lojtarin dhe Diego Simeone e sheh si pjesë të sulmit me Diego Costan dhe Vitolon.

Pastore, ka ardhur te PSG në vitin 2011, ku ka kaluar nga Palermo.

Argjentinasi ka qenë i lidhur gjatë verës me disa skuadra sidomos ato italiane, por vendosi të qëndrojë te PSG. /Telegrafi/