Telegrafi

Pasqyrimi i kafshëve të egrave dhe natyrës – Kurti me fotografët në Ligatinën e Hencit 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi këtë mëngjes Ligatinën e Hencit, bashkë me 15 fotografë, të cilët pasqyrojnë përmes fotove botën e kafshëve të egra dhe natyrën e vendit tonë.

Në njoftim thuhet se teksa pa nga afër mënyrën e tyre të punës dhe formën se si operojnë, kryeministri u njoh dhe me sfidat me të cilat ata përballen në vendin e punës dhe rreziqet të cilat mund të shfaqen.

“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave në mënyrë që puna e tyre të jetë më produktive dhe lehtë e përballueshme.

Ai i falënderoi fotografët për punën e kontributin e tyre në fushën e fotografisë dhe dokumentimit të botës së egër në vendin tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/