Telegrafi

Pasojat e uraganit Walaka në Havai, “përpin” brenda natës ishullin një kilometër të gjatë dhe 120 metra të gjerë (Foto/Video)

Uragani Walaka ka “përpirë” brenda natës njërin nga ishujt e arkipelagut të Havait.

Gjykuar në imazhet satelitore të agjencisë për ruajtjen e resurseve ujore dhe kafshëve të egra në SHBA, ishulli East është mbuluar plotësisht nga uji, transmeton Telegrafi.

Ai është i gjatë rreth një kilometër dhe i gjerë 120 metra. Në ishullin East jetonin gjysma e breshkave të gjelbra të detit si dhe fokat. Arkipelagu përbëhet nga 24 ishuj në pjesën veriore të Paqësorit.

Ndërkaq shkencëtarët po frikësohen se për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zhduken edhe ishujt tjerë. /Telegrafi/