Telegrafi

Pasojat e uraganit Dorian, familja ngujohet në kulmin e shtëpisë nga sasia e madhe e ujit që ua ka vërshuar pronën

Uragani Dorian ka goditur Ishujt Bahamas, dhe po konsiderohet si një nga uraganet më të fuqishme që ndonjëherë ka goditur këtë vend.

E pasi që erërat e forta që frynin me shpejtësi prej mbi 320 kilometra në orë, shumë shtëpi kanë mbetur pa kulm apo të mbuluara nga uji, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Para dhe pas uraganit Dorian, pamje që dëshmojnë se si aeroporti i Bahamës shndërrohet në "det"

Por, për ta dokumentuar nivelin e rritur të ujit, e dëshmon më së miri një video e një familje që ishte fshehur në kulmin e shtëpisë. Aty mund të shihen dallgët që vazhdimisht godasin dritaret.

Në anën tjetër ministri i Bujqësisë, Michael Pintard nga shtëpia e tij ka publikuar në video, ku shihet se si uji kishte gjithë pronën e tij. /Telegrafi/