Uragani Dorian ka goditur Ishujt Bahamas, dhe po konsiderohet si një nga uraganet më të fuqishme që ndonjëherë ka goditur këtë vend.
E pasi që erërat e forta që frynin me shpejtësi prej mbi 320 kilometra në orë, shumë shtëpi kanë mbetur pa kulm apo të mbuluara nga uji, transmeton Telegrafi.
Por, për ta dokumentuar nivelin e rritur të ujit, e dëshmon më së miri një video e një familje që ishte fshehur në kulmin e shtëpisë. Aty mund të shihen dallgët që vazhdimisht godasin dritaret.
Në anën tjetër ministri i Bujqësisë, Michael Pintard nga shtëpia e tij ka publikuar në video, ku shihet se si uji kishte gjithë pronën e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/Breaking911/status/1168585841616334848