Telegrafi

Pasojat e tornados në Alabama, pamje të filmuara nga ajri tregojnë dëmet e shkaktuara nga erërat e forta (Video)

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë pasojat e tornados që gjatë fundjavës së kaluar preku Alabamën në SHBA. Si pasojë e erërave të forta, 23 persona kanë humbur jetën përfshirë edhe fëmijë. Tornadoja raportohet se ka shkatërruar shumë shtëpi, dhe ka shkulur me rrënjë pemë të mëdha.

Erërat frynin me shpejtësi prej 274 kilometra në orë, duke e bërë rrafsh me tokë pothuajse çdo objekt në Alabama dhe Georgia. Tornadoja ka pasur gjerësinë prej një kilometri, kurse pamjet me dron tregojnë dëmet e shkaktuara nëpër qyteteve, transmeton Telegrafi.

Numri i saktë i viktimave ende nuk dihet si dhe shuma e dëmeve materiale që është shkaktuar nga tornadoja. Mediat amerikane raportojnë se afro katërmijë shtëpisë në Alabama kanë mbetur pa energji elektrike.

Kurse shumë shtëpi tjera janë shkatërruar plotësisht në Borigad, 90 kilometra në lindje të qytetit Montgomery.  /Telegrafi/