Site icon Telegrafi

Pasojat e tërmetit të fuqishëm – kështu duken disa rrugë në jug të Turqisë

Një kështjellë historike ka pësuar dëmtime të rënda në Gaziantep të Turqisë kur një tërmet i madh me magnitudë 7.4 goditi juglindjen e vendit.

Nga ana tjetër, kupola dhe muri lindor i xhamisë historike Shirvani, pranë kalasë, që thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të, janë shembur pjesërisht.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje të cilat thuhet se tregojnë ndikimin masiv të tërmetit në rrugët e Gaziantepit, në jug të Turqisë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti i shembjes së një ndërtese, pamje nga dy kënde të ndryshme – dëshmi se sa i fuqishëm ishte tërmeti që goditi Turqinë

Më shumë se 500 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore herët të hënën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version