Stuhia Ciara që ka goditur Evropën ua ka vështirësuar punën pilotëve në aeroportet e Britanisë së Madhe, ku një video amatore shfaq sfidat që piloti i kishte pasur për ta zbritur në tokë fluturaken nga erërat e forta që ia pamundësonin një gjë të tillë.
Në anën tjetër meteorologët britanikë njoftojnë se stuhia Ciara, është më e fuqishmja që këtë vend ndonjëherë ka goditur këtë vend në shtatë vitet e fundit, transmeton Telegrafi.
Pasagjerët e tmerruar brenda kishin filmuar nga kënde të ndryshme momentin e aterimit të aeroplanit, për të cilin ata e përshkruajnë si një përvojë rrëqethëse.
Megjithatë përvoja e pilotit bëri që asnjë person që ishte brenda të mos pësoj as lëndimin më të vogël, ndërsa erërat që frynin me shpejtësi prej150 kilometra në orë, në videon e publikuar më poshtë shihet se si e mbante fluturaken në ajër duke mos e lënë të prek tokë për pak sekonda.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Birminghamit, por probleme të ngjashme pilotët patën edhe në aeroportin Heathrow të Londrës. /Telegrafi/