Se Rusia është duke ndjerë pasojat e luftës në Ukrainë, e dëshmon më së miri ngjarja e sotme që po mbahet në Moskë.
Në ditën kur Rusia po shënon Ditën e Fitore mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në Sheshin e Kuq të kryeqytetit rus është parë duke “defiluar” vetëm një tank, transmeton Telegrafi.
Dhe bëhet fjalë për një tank të vjetër të Luftës së Dytë Botërore – T34, që tregon se shumica e tyre që janë dërguar në fushëbetejë në Ukrainë janë shkatërruar.
Madje edhe vetë kreu i shtetit Vladimir Putin tha para të pranishmëve se vendi i tij po “kalon një periudhë të vështirë”, duke aluduar në luftën në Ukrainë, sanksionet perëndimore dhe problemet e shumta ekonomike që i ka brenda vendit.
Në anën tjetër lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ku çdo ditë raportohet për humbje të mëdha si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake të Kremlinit. /Telegrafi/