Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar rritje të përqindjes së vdekjeve, duke i krahasuar me ato të Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.
Afro 697 mijë vdekje janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuara gjatë vitit të kaluar, ku 91 mijë më shumë kanë ndodhur sesa që është pritur të ndodhë, transmeton Telegrafi.
Këto statistika tregojnë një rritje prej 15 për qind – duke tejkaluar kështu shifrat e vdekjeve në 75 vitet e fundit.
Kur mosha dhe numri i popullsisë përllogaritet, 2020 konsiderohet si viti me përqindjen më të lartë të vdekjeve që nga viti 2000.
Kjo matje – e njohur si vitet e standardizuara të vdekjeve – merr parasysh numrin dhe moshën e popullatës.
Të dhënat e tyre janë publikuar në nëntor – kështu që ndikimi i vdekjeve në dhjetor nuk janë marrë parasysh. /Telegrafi/