Site icon Telegrafi

Pasojat e COVID-19, Ursula von der Leyen iu afrua për ta përshëndetur – Merkel nuk deshi t’ia zgjat dorën

Kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, që dukshëm ka ndryshuar shprehitë dhe sjelljet e shumicës së njerëzve në planetin tonë.

Aty futen edhe liderët botërorë që dikur përqafoheshin para kamerave, shtrëngonin duart dhe buzëqeshnin, transmeton Telegrafi.

Por, tani pasoi një ndryshim i madh që na rikujton edhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me Ursula von der Leyen nga Komisioni Evropian, e cila pesë vite më parë shihesh si pasuesja e Merkelit.

Në mars dhe prill të vitit të kaluar kur shpërtheu në masë të madhe coronavirusit, shumica e politikanëve filluan sërish të takohen por me maska në fytyrë dhe të përshëndeten me grusht apo bërryl derisa pozonin para aparateve dhe kamerave të mediave botërore.

Por me kalimin e kohës filluan të vaksinohen masa dhe shtrëngimi i duarve u rikthye dhe filloi të aplikohet sërish – e maskat vazhduan të mbeten obligative për t’u bartur.

Megjithatë jo të gjithë akoma preferojnë shtrëngimin e duarve, kështu kamerat dje në samitin e BE-së kanë kapur një rast të tillë – kancelaren Angela Merkel e cila ka filluar turneun lamtumirës.

Pak para fillimit të samitit, Angela Merkel u takua me bashkëpunëtorët, e kur iu afrua mikesha e partisë dhe kolegia – Ursula von der Leyen me qëllim që t’i shtrëntojë duart me të – aty ndodhi një e papritur.

Ursula iu afrua duke ia zgjatur dorën Angela Merkelit, kancelarja gjermane tërhoqi pas dorën e saj. Ashtu reagoi paksa me habi edhe shefja e Komisionit Evropian.

Më pas Merkel me dorën e bërë grusht iu drejtua Ursulës, e cila me të dy duart ia shtrëngoi grushtin mikeshës së kamotshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version