Telegrafi

Pasojat e COVID-19, Stambolli i zbrazët – pamje të filmuara me dron tregojnë gjendjen në këtë qytet 

Qeveria turke ka filluar të aplikojë masën e izolimit total gjatë vikendeve, nga frika se mund të vie deri te përhapja e mëtejme e COVID-19.

Kështu qytetet e mëdha si Stambolli janë shndërruar në “qytete fantazmë”, kjo për faktin se rrugët dhe sheshet janë plotësisht të zbrazëta, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë më së miri gjendjen në një nga qytetet më të mëdha në Turqi – Stambollin. Megjithatë, kjo është java e dytë që në qytetet e mëdha po aplikohet masa e izolimit total gjatë vikendeve.

Kujtojmë që Turqia deri më tani ka të konfirmuara mbi 86 mijë raste me COVID-19, ku si pasojë 2 mijë tjerë kanë humbur jetën me këtë virus vdekjeprurës. /Telegrafi/