Site icon Telegrafi

Pasojat e COVID-19, shitjet e veturave në BE gjatë këtij viti pritet të bien me 25 për qind

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, tregu evropian i makinave do të tkurret me 25 për qind në vitin 2020.

Shitjet e veturave në bllokun prej 27 anëtarësh pritet të bien me tre milionë njësi nga 12.8 milionë që ishte në 2019, përcjell Telegrafi.

“Pas goditjes së valëve të virusit në periudhën midis muajve mars dhe maj, tregu i BE-së është tkurrur me 41.5 për qind deri më tani këtë vit. Kjo situatë pritet të lehtësohet në një farë mase në muajt e ardhshëm pasi masat kufizuese janë hequr në të gjithë rajonin”, njofton ACEA.

Pritshmëria e vitit 2020 paraqet shifrat më të ulëta të shitjeve të makinave që nga viti 2013. /Telegrafi/

Exit mobile version