Pacientët e shqetësuar që thërrasin për të rezervuar një takim me një mjek po përpiqen të flasin edhe me një recepsionist – me një që ka bërë 673 thirrje “para se të hyjë në radhë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Francine Jury kaloi 28 minuta duke thirrur në mënyrë të përsëritur, para se t’u tregonte miqve në mediat sociale se ishte e nënta në radhë.
“Pritëm edhe 20 minuta të tjera për të folur me recepsionistin për të na thënë se nuk kanë mbetur termine të lira provojeni përsëri nesër”, ka shkruar studiuesja e shëndetit nga Mançesteri, duke shtuar se “kujdesi parësor është prishur”.
Madje, siç vënë në pah mediat britanike, ky nuk është rasti i vetëm pasi një tjetër telefonoi 390 herë për të gjetur ilaçe kundër kancerit për burrin e saj.
Zvogëlimi i mundësisë së takimeve të “ballë për ballë” me mjekët që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga Covid-19 ka çuar në humbjen e shumë takimeve të tilla, kanë vlerësuar autoritetet e Shëndetësisë.
Vetëm 56% e atyre që caktojnë një takim tani takojnë një mjek personalisht-nga 80% para pandemisë, sipas Prof Martin Marshall nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve.
Dhe një studim nga Imperial College London zbuloi se pacientët “me takime telefonike” kishin 14% më shumë gjasa të përfundonin në spital brenda tre ditëve.
Por Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, u ka bërë thirrje mjekëve që të zvogëlojnë konsultimet telefonike tani që kulmi i krizës është “thuajse i kaluar”. /Telegrafi/