Deficiti buxhetor i Francës do të arrinë një rekord të ri, që nga Lufta e Dytë Botërore si pasojë e bllokimit të aktiviteteve nga pandemia e COVID-19.
Kështu tha ministri i Buxhetit, Gérald Darmanin për mediat franceze.
Deklarata vjen një ditë më pas, pasi presidenti Emmanuel Macron zgjati bllokimin mbarëkombëtar deri më 11 maj.
“Përpjekjet e shumta për lehtësim për baret, restorantet, hotelet, dyqanet dhe bizneset e tjera të mbyllura gjatë bllokimit do të peshojnë pashmangshmërisht në deficitin e buxhetit të Francës”, tha Darmanin.
Të dy parashikimet janë shumë më lart se kufijtë e vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe i Rritjes së BE-së, të cilat bëjnë thirrje që deficitet të jetë në 3 për qind të PBB-së dhe një raport borxh-PBB prej 60 për qind.
Por zyrtarët e BE tashmë kanë bërë me dije se rregullat do të pezullohen ndërsa qeveritë përpiqen të përmbajnë pasojat ekonomike dhe të parandalojnë falimentimet masive dhe humbjet e vendeve të punës. /Telegrafi/