Telegrafi

Pasojat e coronavirusit, të burgosurit në Itali rebelohen dhe i vënë flakën objekteve – raportohet për 6 të vdekur

Masat që i ka vënë qeveria italiane në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, të burgosurit në Itali i kanë shfrytëzuar për të krijuar probleme dhe rebelim brenda burgjeve – ku si pasojë e kësaj deri më tani kanë humbur jetën gjashtë persona.

Që të gjashtë të vdekurit ishin në të njëjtin burg, derisa në një tjetër kanë marrë peng gardianët, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që masat e reja prekin edhe të burgosurit, ku kufizohet vizita apo më mirë thënë ndalohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Lexo po ashtu Në sekondat e fundit para bllokadës, italianët largohen nga Milano: Na dënoni, vetëm mos na nxirrni nga treni

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e ndërtesës së burgut San Vittore, është kapluar nga tymi i zi. Të burgosurit janë parë duke u ngjitur në kulm duke bërtitur “liri”.

Rebelimi i të burgosurve filloi në orët e para të mëngjesit, kurse sipas dëshmitarëve okularë – ata fillimisht kishin sulmuar spitalin e burgut – duke i marrë të gjitha ilaçet që ishin brenda.

Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve në Itali, Francesco Basentini, ka deklaruar se tre të burgosur kanë vdekur në këtë rebelim brenda burgut në veri të qytetit Modena.

Lexo po ashtu Italia zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave dhe të infektuarave me coronavirus, pjesa veriore në izolim total

Në video e transmetuar në televizionet italiane, shihen vetura të policisë dhe zjarrfikësve përreth burgut, si dhe tymi i zi që ngritet në ajër. Ndërkaq ministri i Drejtësisë ka njoftuar se ka pasur zjarr në shumicën e burgjeve. /Telegrafi/